Sot në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës ka rënë e më pas  është nxjerrë një trup i pajetë i cili u kërkua pothuaj gjatë tërë ditës.

Burime të klina info bëjnë të ditur se i vdekuri është Vesel Kryeziu.

Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Një njoftim me foto rreth nxjerrjes së kufomës së qytetarit Kryeziu e ka dhënë edhe FSK.

Atë mund ta lexoni më poshtë:

“FSK gjen trupin e pajetë në Klinë
Gjatë ditës së sotme ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Zhytjes të Gardës Kombëtare të FSK-së, pas marrjes së informacioneve për një person të rënë në lumë në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, FSK ka angazhuar ekipet KSH për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh të pandërprera ekipet kanë arritur të gjejnë lokacionin ku personi me inicialet V.K është gjetur pa shenja jete.
Sipas procedurave trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *