Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi në Tokio se SHBA do të “mbronin ushtarakisht Tajvanin nëse Pekini e pushton atë ishull autonom.”
Ai gjithashtu paralajmëroi Pekinin zyrtar  se po “flirton me rrezikun”.
“Është një detyrim që e kemi marrë”, tha Biden kur u pyet nga gazetarët nëse Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin ushtarakisht kundër përpjekjeve të Kinës për të kapur territorin me forcë.
“Ne ramë dakord me politikën e një Kine, e nënshkruam atë … por ideja që Tajvani mund të merret me forcë thjesht nuk është e përshtatshme,” tha Biden.

Ai tha se kjo do të “çrregullonte të gjithë rajonin dhe do të ishte një tjetër veprim i ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë”.

Sipas tij, pas pushtimit rus të Ukrainës, ka një nevojë në rritje për të mbrojtur ishullin vetëqeverisës.

Shtetet e Bashkuara e njohin Pekinin si qeveri të Tajvanit dhe nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Tajvanin. Megjithatë, ata mbajnë kontakte jozyrtare me Tajvanin, përfshirë ambasadën “de fakto” në kryeqytetin Taipei.

Shtetet e Bashkuara po ofrojnë gjithashtu pajisje ushtarake për të mbrojtur Tajvanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *