PËRDORIM I ARMËS & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Slivovë, Ferizaj, 22.05.2022 – 17:30. I dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë së bashku me një fëmijë te vëllait te tij para shtëpisë së tij, një qen endacak kishte tentuar që të sulmoj fëmijën. I dyshuari nga shtëpia kishte marrë një pushkë gjuetie të cilën e kishte pasur pa leje dhe kishte shtënë dy herë në drejtim të qenit të cilin e kishte vrarë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja te fishekëve dhe nga i dyshuari është konfiskuar pushka e gjuetisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *