Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:

Dragash, 22.05.2022 – 18:35. Është raportuar se  fëmiu, viktima mashkull kosovar, ishte sjellë në Qendrën Kryesore  të Mjekësisë Familjare në Dragash pa shenja jete. Dyshohet se fëmiu derisa kishte qenë duke luajtur me disa bashkëmoshatarë nga një urë kishte rënë në lumin e fshatit dhe si pasoj ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në QKMF Dragash. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Mitrovicë, 22.05.2022 – 17:52. Një dëshmitar mashkull kosovar roje ne kanalin Ibër –  Lepenc,   ka raportuar se kishte vërejtur një fëmijë brenda kanalit të ujit. Në vende ngjarje kanë dal njësitë policore  Zjarrfikësit dhe vullnetaret e fshatit të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë,  rreth një kilometër larg vendi ku dyshohej se viktima mashkull kosovar i mitur ka rene në  kanal. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetë  me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Klinë, 22.05.2022 – 08:10. Dy dëshmitar meshkuj kosovarë gjatë peshkimit kanë  vërejtur  se viktima mashkull kosovar ishte duke u mbytur në lumin Klina. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe njësiti i FSK-së për kërkim –shpëtim të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pa jetë nga lumi. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës i cili me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *