Një drejtuesi të lartë në organizatën bamirëse “Guide Dogs” iu tha ilegalisht nga një roje sigurie të largohej nga dyqani “Marks & Spencer” në perëndim të Londrës së bashku me qenin e tij udhërrëfyes, Faldo.
David Kent dhe qeni i tij udhërrëfyes, Faldo, iu tha në mënyrë të paligjshme nga një roje sigurie të largoheshin nga dyqani M&S.
I verbëri është lënë i ‘poshtëruar’ pasi një roje sigurie e Marks dhe Spencer e urdhëroi atë të merrte qenin e tij udhërrëfyes dhe të largohej nga dyqani.
Ai ishte duke blerë rroba me një mik kur dyshja u ndaluan në rrugën për në arkë.
62-vjeçari, i cili ka qenë i verbër që nga mosha 18-vjeçare, tha se i ishte thënë që të largohej së bashku me qenin e tij udhërrëfyes, Faldo.
Pasi zoti Kent u ankua për trajtimin e tij të paligjshëm, ai pretendoi se menaxheri i M&S i ofroi atij vetëm një filxhan çaj falas dhe një kërkim-falje.
Ai tha: “Gjithçka që dua të bëj është të shkoj te Marks & Spencers dhe të bëj atë që çdo person që sheh do të bënte gjatë ditës së tij.
“Dhe dua ta bëj pa pengesa. Më kanë sëmurë këta roje sigurie.”
Sipas organizatës bamirëse, “Guide Dogs”, tre të katërtat e pronarëve të qenve janë larguar në mënyrë të paligjshme nga ndërtesat publike.
Pasi mbeti i zemëruar për incidentin, Kent i shkroi shefit ekzekutiv të M&S, Steve Rowe, për të shprehur shqetësimin e tij.
Ai shkroi: “Ndërsa përgjigja e menaxherit ishte e sjellshme dhe e matur, ky incident më la të ndihem shumë i mjerë.
“Të poshtërohesha publikisht në këtë mënyrë para blerësve të tjerë dhe anëtarëve të stafit, e la të cenuar dinjitetin tim.
“Qentë udhërrëfyes u ofrohen njerëzve me shikim të dëmtuar për t’i mbështetur ata me liri dhe pavarësi.
“Dhe të sfidohem në këtë mënyrë, kur gjithçka që doja të bëja ishte të bëja punën time pa ngacmuar kënd, si çdo qytetar tjetër, është absolutisht e papranueshme.”