Spanjolli Pep Guardiola u bë trajneri i huaj më i suksesshëm në futbollin anglez, për sa i përket titujve të fituar në ligë, kur fitoi kurorën e tij të katërt në Premier League të dielën.
Me suksesin e tij të fundit, menaxheri i Manchester City kaloi mbi francezin Arsene Wenger dhe portugezin Jose Mourinho, të cilët të dy kanë tre tituj të Premierligës.
Skocezi Alex Ferguson ka fituar më shumë tituj të ligës se çdo tjetër, pasi ka fituar 13 Premier League me Manchester United.
Guardiola është i barabartë në katër tituj me një tjetër skocez, Kenny Dalglish, i cili gëzoi tre triumfe me Liverpool dhe një me Blackburn Rovers.
Spanjolli është një fitore pas Matt Busby të Manchester United dhe dy pas menaxherit të Liverpool-it, Bob Paisley, gjashtë herë fitues i ligës.
Guardiola e ka fituar titullin në 10 nga 13 sezonet e tij si trajner i nivelit të lartë në drejtim të Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt.