Katër civilë të vrarë nga granatimet ruse të një ndërtese banimi në Sievierodonetsk. Sipas Guvernatorit të rrethit të Luhanskut, Serhiy Haidai, dy burra dhe një grua u gjetën të vdekur pas granatimeve; një grua tjetër u gjet me lëndime të rënda dhe më vonë vdiq në spital. Forcat ruse granatojnë qytetin e Sievierodonetsk “në mënyrë kaotike dhe të pandërprerë”, tha Haidai. Në përgjithësi, lufta e Rusisë la të vrarë 314 njerëz në rajonin e Luhanskut që nga 24 maji.