Mbrojtësi i West Ham United dhe Francës u paraqit në Gjykatën e Thames të martën në mëngjes pasi u thirr sipas Aktit të Mirëqenies së Kafshëve.
Qendërmbrojtësi i West Ham United, Kurt Zouma, është deklaruar fajtor për dy vepra penale në bazë të aktit të mizorisë së kafshëve, pasi u paraqit në një seancë.

27-vjeçari francez, i veshur me një kostum të zi dhe një këmishë të bardhë, mbuloi fytyrën dhe iu iku me nxitim fotografëve së bashku me dy truproja me çadra, ndërsa mbërriti në gjykatë për seancën së bashku me vëllain e tij Yoan, 24 vjeç, pas një video të postuar në internet më 6 shkurt, e cila dyshohet se tregonte atë duke goditur një nga macet e tij.

Ai është deklaruar fajtor për dy akuza, për shkaktimin e “vuajtjeve të panevojshme për një kafshë të mbrojtur, duke e shqelmuar dhe goditur me shuplakë një mace”, në kundërshtim me nenin 4 nënseksionin 1 të Ligjit për Mirëqenien e Kafshëve 2006. Një akuzë e tretë për dështimin për të “mbrojtur kafshën nga dhimbje që vuan lëndime ose sëmundje” në kundërshtim me seksionin 9 u tërhoq.

Gjykatës iu tha se një grua që i kishte dërguar mesazhe Yoan Zouma për organizimin e një takimi ngriti shqetësim pasi pa një video që u ngarkua në Snapchat. Gruaja u trondit aq shumë nga pamjet saqë më pas anuloi takimin.
Prokurorja Hazel Stevens i tha gjykatës se Kurt mund të dëgjohej duke thënë: “Betohem se do ta vras, betohem se do ta vras”. Zonja Stevens tha gjithashtu se ka pasur një “një mori njerëzish që godasin macet dhe i postonin në faqe të ndryshme të mediave sociale” që nga incidenti i Zouma.

Pas shfaqjes së videos, Kurt Zouma u gjobit në pagë me dy javë – maksimumi i lejuar – nga West Ham, e më pasu ai dhuroi shumën prej 250,000 £ për nëntë organizata të ndryshme bamirësie.

Ai gjithashtu humbi një marrëveshje sponsorizimi me Adidas. Ekipi ligjor i mbrojtësit ka argumentuar se ai nuk po konsiderohet më për përzgjedhje nga Franca për shkak të incidentit.

Zouma tha se i vinte shumë keq kur filmimi u shpërnda në shkurt. “Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën sinqerisht pendohem. Dua të them gjithashtu se sa keq më vjen për këdo që u mërzit nga video. Do të doja t’i siguroja të gjithë se dy macet tona janë shumë mirë dhe të shëndetshme”.

Kurt Zouma at Thames Magistrates Court

Yoan Zouma, brother of West Ham United's Kurt Zouma, arrives at Thames Magistrate Court (Matthew Childs/Reuters)

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *