Nga raporti 24 orësh-policia e Kosovës:

KONTRABANDIM ME MALLRA

  • Ranilluk 23.05.2022 – 21:10. Policia gjatë patrullimit ka hasur në dy rimorkio të improvizuara, të ngarkuara me mallra –komerciale. Me vendim të prokurorit të gjitha janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti është duke u hetuar.
  • Shushë 24.05.2022 – 13:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në automjet kishte të ngarkuar një lopë pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit, lopa është konfiskuar dhe dërguar në terminale doganor, ndërsa i dyshuari dhe automjeti janë liruar.
  • Fsh. Suskovo 24.05.2022 – 18:30. Vozitësi i pa njohur me automjet (furgon), pasi ka vërejtur zyrtarët policor, ka braktisur automjetin. Gjatë kontrollit, në automjet ishin katër kuaj. Me vendim të prokurorit, kafshët janë dërguar në terminal doganor. Rasti është duke u hetuar.
  • Fsh. Sërbovac, Zveçan 24.05.2022 – 11:30. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit në automjetin e tij, kanë gjetur mallra-produkte ushqimore pa dokumente përcjellëse. I dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *