Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
KEQPËRDORIM I BESIMIT
Graçanicë 23.05.2022 – 17:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar ka marr me qira një veturën në kompaninë e tij dhe nuk e ka kthyer më. Rasti është duke u hetuar.
MASHTRIM
Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 15.04.2022 – 13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që javë më parë, në besim i kishte marr disa pajisje pune nga viktima mashkull kosovar dhe më pas i kishte shitur një personi të panjohur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.