Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” do të luhet ndeshja mes Feyenoord dhe Romës. Tashmë skuadrat kanë mbërritur në Shqipëri dhe tifozët gjithashtu kanë ‘pushtuar’ Tiranën.
Kjo ndeshje po komentohet shumë në mediat e huaja, sidomos në ato holandeze dhe italiane. “Corriere dello Sport” ka shkruar për “pritjen e ngrohtë për Jose Mourinho dhe Romën”.
Media italiane i ka bërë jehonë banerit gjigant që u shpalos në sheshin Nën Tereza në Tiranë.
Kujtojmë se jo vetëm baneri, por Mourinho dhe i gjithë ekipi i Romës, morën një pritje të ngrohtë në Tiranë, duke vërtetuar edhe një herë se tifozët shqiptarë bëjnë tifo për Romën në këtë finale.