Një skenë e tmerrshme është filmuar në një funeral në Indonezi, ku i ndjeri tundi dorën në arkivol përmes një “dritare xhami”. Ose kështu dukej. Një familje e pikëlluar dhe një prift u mblodhën në një varrezë në qytetin Manado në Sulawesi të Veriut më 5 maj për të varrosur një burrë që vdiq. Ndërsa prifti fliste, një video e marrë nga një prej pjesëmarrësve në funeral tregonte dorën e tij duke lëvizur drejt pjesës së xhamit të arkivolit. Pas publikimit të pamjeve, vendasit menduan menjëherë se njeriu në arkivol ishte në të vërtetë gjallë dhe donte të ikte. Por kjo nuk mund të thuhet me siguri. Pasi “ai bëri me dorë” askush nuk e hapi arkivolin. Megjithatë, kufoma ka më shumë gjasa të ‘lëvizë’ për shkak të ngurtësisë dhe procesit të dekompozimit të trupit. Gjegjësisht, një studim i publikuar në shtator 2019 i kryer nga shkencëtarët nga Universiteti Qendror Queensland i Australisë në Rockhampton zbuloi se një kufomë mund të ndryshojë qëndrimin pa ‘ndihmë të jashtme’ dhe rezultati i këtij hulumtimi është i rëndësishëm për shkencën mjeko-ligjore.