Është përfshirë ditën e sotme në flakë një autobus, në autostradën Fier-Vlorë i cili ishte duke transportuar punëtorët e një fasonerie në qytetin bregdetar.

Gjatë lëvizjes janë dëgjuar shpërthime dhe kjo ka bërë që punonjësit të zbresin në tokë në mes të rrugës, duke shpëtuar pa lëndine.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Njoftim: 

Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *