Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
KONTRABANDIM ME KAFSHË
Bjeshka e Moknes, Istog 25.05.2022 – 10:00. Njësiti policor ka ndaluar një furgon të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit është vërejtur se në furgon janë 19 kafshë të imta (edha) të cilat nuk kishin të vendosura martikulat dhe për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumente përcjellëse. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtarët e AUV-it si, kafshët mbesin nën përkujdesjen e të dyshuarit.