Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 17.05.2022 – 13:20. Në lidhje me rastin është raportuar se më 25.05.2022 ka ndërruar jetë viktima femër kosovare e cila është aksidentuar me datë 17.05.2022. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
P.S. Në faqen e fshatit Krushë e madhe në internet është njoftuar mbrëmë se viktima është e reja Edona Avdullau(NË FOTO ME KËTË LAJM)