Natasha Kandiq, e cila themeloi Fondin për të Drejtën Humanitare, iu dërgoi fjalë të ashpra Presidentit dhe Kryeministrit të Kroacisë në llogarinë e saj në Twitter.

“Është shqetësuese që Presidenti (Zoran Millanoviq) dhe Kryeministri i Kroacisë(Andrej Plenkoviq) e konsiderojnë mbrojtjen e anëtarëve të HV(Hervatska Vojska-Ushtria Kroate) nga përgjegjësia penale si një prioritet kombëtar, edhe kur ka prova të pakundërshtueshme se HV bombardoi një autokolonë refugjatësh në dy raste, më 7 dhe 8 gusht 1995 , dhe vrau të paktën gjashtë fëmijë”, ka shkruar Natasha Kandiq.

Ajo shtoi se “Zyra e Prokurorit të BeH, e cila thirret në juridiksionin territorial, kishte detyrimin të hetonte dhe të fillonte procedimin penal kundër anëtarëve të HV për bombardimin e kolonës së refugjatëve pranë Bosanski Petrovac dhe Bosanski Novi dhe vrasjen e civilëve që iknin nga ushtria kroate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *