Njëmbëdhjetë foshnja të porsalindura vdiqën nga zjarri i tmerrshëm në spital që shpërtheu në repartin e neonatalogjisë.
Presidenti i Senegalit Macky Sall konfirmoi tragjedinë në një spital në qytetin Tivaouane, rreth 75 milje në lindje të kryeqytetit të Senegalit, Dakar.

Ky është zjarri i dytë spitalor në vend në të cilin vdiqën foshnje brenda dy muajve të fundit.

Presidenti i vendit, shkroi në Twitter: “Sapo mësova me dhimbje dhe shqetësim vdekjen e 11 foshnjave të porsalindura në zjarrin që ndodhi në departamentin e neonatologjisë të spitalit Mame Abdou Aziz Sy Dabakh në Tivaouane”.

“Për nënat dhe familjet e tyre, u shpreh ngushëllimet më të thella”, shtoi Sall, i cili ndodhet në një vizitë shtetërore në Angola.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme rreth zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *