Njësitë patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Zhegër (Drejtoria rajonale kufitare- Lindje) në kuadër të Planit Operativ “Goditja 2022”,  në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Si rezultat i kësaj, sot heret, rreth orës 04:00, bazuar edhe në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të Policisë Kufitare është arritur të identifikohen  kamion i tipit “Man”, me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin,  M.A., shtetas i Kosovës.

Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor, autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin  Mjak, komuna e Vitisë.

Gjatë kontrollit të automjetit  janë gjetur njëmbëdhjetë kafshë ( krerë gjedhe)  për të cilat dyshohet se përmes rrugëve malore ilegale ishin futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore si mall i kontrabanduar.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse rasti është duke u trajtuar nga  Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindje, ndërsa malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Policia e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *