Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dha lajmin e mirë për të gjithë policët, të cilët në finalen e Conference League u përballën me tifozët huliganë të e Feyenoord dhe Romës. Sipas Nanos, policët do të marrin një shpërblim, ndërsa u shpreh se janë duke u kryer të gjitha procedurat.
“Është menduar një shpërblim për punonjësit e policisë dhe po ndjekim procedurat për të arritur në një konkluzion”, u shpreh Nano.
Në lidhje me tifozët problematikë, Nano tha se ata janë identifikuar dhe dosjet i janë dërguar autoriteteve në Itali dhe Holandë më qëllim që akte të tilla të mos përsëriten më.