Gjeneral brigade Irfete Spahiu avancohet në gradën Gjeneralmajor dhe emërohet në detyrën e Inspektores Gjenerale të FSK-së.
Në Presidencën e Republikës së Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani -Sadriu, bazuar në kompetencat saj kushtetuese e ligjore, sot dekretoi Gjeneral Irfete Spahiun me gradën Gjeneralmajore dhe e emëroi Inspektore gjenerale të FSK-së.
Presidentja Osmani ka përgëzuar Gjeneral Spahiu, duke i dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së. Sipas Presidentes Osmani, është hera e parë në historinë e shtetit të Kosovës dhe ushtrisë sonë që në hierarkinë e saj ta ketë Gjeneralmajore një grua. Emërimi i znj.Spahiu edhe në pozitën e Inspektores Gjenerale të FSK-së, sipas Presidentes Osmani është një garancë për vazhdimin e mirëfunksionimit dhe zbatimit të standardeve profesionale të Forcës.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe gjeneralët e tjerë të FSK-së.