Dy ditë më parë në Gjermani u regjistrua një rast i pabesueshëm mashtrimi, ku një pensioniste humbi 55 mijë euro. Sipas revistës Fenix, e moshuara është thirrur këtë të mërkurë nga një grua e cila është prezantuar si police. Gruaja i tha asaj në një bisedë se vajza e saj shkaktoi një aksident në të cilin një çiklist vdiq në spital pas plagëve të rënda. Ajo tha gjithashtu se vajza e saj aktualisht është në burg, por se mund të dalë nëse ajo paguan 60 mijë euro. Pensionistja, e frikësuar për vajzën e saj, shkoi në bankë dhe tërhoqi 55 mijë euro dhe sipas marrëveshjes ia dorëzoi paratë një burri dhe i cili dhe ai u prezantua si punonjës policie, për të vërtetuar më vonë se vajza e saj nuk ishte në burg. por në shtëpi. Ende nuk ka asnjë gjurmë nga mashtruesit, ndërsa policia ka paralajmëruar banorët që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla apo të ngjashme.