Në familjen e deputetit shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi sot ka festë. Ai e marton djalin e tij Arianitin. Deputeti nga Lugina e Preshevës e ka përshkruar gëzimin e tij familjar me një fjali të shkurtër.
“Sot kemi gëzim, po e martojmë djalin tonë Arianitin”, ka shkruar Kamberi në llogarin e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe dy foto, në njërën nga të cilat shihet nusja e djalit të tij, anëtarja më e re e familjes Kamberi.
Deputeti Shaip Kamberi është i njohur për qëndrimet e tij dinjitoze dhe të forta në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që padrejtësisht e fatkeqësisht kanë mbetur nën Serbi, në trojet e veta etnike.