Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme për mediat lidhur me vrasjen e shqiptares në Itali e identifikuar si Brunilda Halla, 37-vjeç, nga një person i cili e kishte kryer krimin pa shkak.
Bëhet me dije gjithashtu se autori i këtij krimi të rëndë, një 28-vjeçar është vënë në pranga.
Marrja në pyetje u bë në kazermën e karabinierëve, më pas vrasësi u dërgua në burgun e Raguzës.
Ai mund të kishte sulmuar këdo, sipas hetuesve, nuk e njihte gruan që vrau.
Vrasësi ishte gati të kalonte rrugën kur kuptoi se Brunilda Halla ishte e kthyer me kurriz nga rruga dhe po mbyllte derën e shtëpisë.
Burri shkoi drejt saj dhe më pas e goditi me thikë 6 ose 7 herë në mënyrë të përsëritur mes shpatullave dhe qafës dhe më pas u largua.
Ai e la armën në një luginë dhe shkoi në shtëpi për të ndërruar rrobat.
“Ai pranoi faktet, përgjegjësinë e tij për vrasjen. Ai vetë kërkoi të fliste me prokurorin për të rrëfyer”, thotë avokati Vinciguerra.
“Jemi në prani të një subjekti me probleme të vërtetuara mendore, tashmë viktimë e bullizmit të thellë, i ndjekur nga neurologë dhe psikiatër. Në vitin 2016 i është nënshtruar trajtimit të detyrueshëm shëndetësor (Tso)”,shton avokati.
“Me sa duket duhet të jetë një vrasje rastësore, tha në mëngjes kryeprokurori i Raguzës, Fabio D’Anna, nuk është konstatuar asnjë lidhje paraekzistuese me viktimën”.