Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani ka ndërruar jetë ditën e sotme në një spital në Gjermani.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit shqiptar u përkeqësua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi i la.
Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri.
Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisëpër mjekim, ku edhe vdiq.
Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 në Durrës dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017. Ishte presidenti më i ri në historinë e Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *