Lajmi nga kryesia e Nëndegës së OVL-UÇK-së në Damanek:
NJOFTIM:
Pas dy viteve nderprerje për shkak të pandemisē, tradita vazhdon.
Me rastin e 23 vjetorit të rënjës në altarin e lirisë të Heroit të Kombit, Kujtim Krasniqi, Veteranēt luftëtar të UÇK-së të fshatit Damanek, me datë: 02.06.2022 me moton “Për Kujtimin” organizon aksionin vullnetar për dhurimin e gjakut.
Dhurimi Vullnetar i gjakut do të bëhet me datë: 02.06.2022 ne Odën “Syl Januzi” afër urës kryesore në fshatin Damanek, duke filluar nga ora 10:00-14:00. Ftohen të gjithë të interesuarit për dhurim vullnetar të gjakut.
Lavdi Dëshmorëve, ndërime Atdheut!
Me respekt:
Kryesia e Nëndegës së OVL-së, së UÇK-së në Damanek.





