Familjen Morina nga fshati Rogovë e Gjakovës e ka pllakosur pikëllimi sot. Në këtë familje kanë ndodhur dy vdekje. Fillimisht ka vdekur në spital Iljaz D Morina, ndërkaq në shtëpi nga një sulm në zemër sipas brimeve ka vdekur edhe Servete Morina, bashkëshortja e Isuf D Morinës. Të ndjerët janë kunetër mes vete.
Një njoftim për vdekjen e rëndë që ka ndodhur në Rogovë e ka dhënë edhe një faqe e këtij fshati në internet ku janë puiblikuar edhe këto foto me këtë tekst.
Familja Morina sipas burimeve nga fshati Rogovë, ka patur edhe dy vdekje gjatë pandemisë COVID-19.
Varrimi i të ndjerëve që kanë vdekur sot, do të bëhet sot (e shtunë) në ora 14:00, te varrezat e fshatit Rogovë.
Gazeta “Press Online” i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Morina nga Rogova!