Mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur 30 vjeçari Gazmend Hyseni(në foton kryesore me këtë tekst).
Lidhur me rastin, Sinjali ka mësuar në detaje se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Siç mëson Sinjali, i dyshuari, Qendrim Januzi, 30-vjeçar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Gazmend Hyseni, u godit me një plumb në nofull, ku sot në orët e para të mëngjesit iu është nënshtruar operacionit në QKUK, që tashmë gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Burimet bëjnë të ditur se plagosja e tij është bërë nga pjesëtari i policisë, Njësiti Antidrogë në Ferizaj, të cilët ishin rastësisht në vendin e ngjarjes, duke e transportuar një person të ndaluar për në qendrën e paraburgimit.
Ata ishin ndaluar për të marrë ujë në market, kur vërejnë të dyshuarin me pistoletë në dorë duke ikur, pasi kishte shtënë së paku pesë herë në drejtim të viktimës Gazmend Hysenit.
Në tentativë për ta ndaluar, i dyshuari nuk përfilli urdhërin e zyrtarit policor dhe për një moment ishte kthyer me pistoletë në dorë, duke e drejtuar kah zyrtari policor .
Për të zmbrapsur rrezikun dhe kap personin e dyshuar për vrasje të rëndë, zyrtari policor ka shtënë në drejtim të tij një herë, duke e goditur në nofull, goditje kjo që e pasivizoi menjëherë të dyshuarin.
Burimet nga Prokuroria kanë njoftuar se tashmë janë siguruar prova materiale dhe video incizime që provojnë se si ka ardhur deri tek vrasja e rëndë.
Lidhur me vrasjen përmes një postimi ka reaguar një qytetar i cili ka qenë dëshmitarë i rastit.
Qytetari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka parë viktimën të lënduar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është ankuar se viktima aty ka qëndruar për gjysmë ore, derisa edhe nga koka i rrjedhte gjaku.
Ai ka shkruar se si dëshmi janë kamerat e sigurisë “merrni kamerat e sigurisë tek posta e madhe, aty qëndron për gjysmë ore që i dilte nga koka gjaku pa ndalë. Nëse janë pamjet e kamerave afrohem dhe i them: ‘Hajde shkojna në emërgjencë se prej gjakderdhjes që ki vdes’, një maicë e verdhë sportive e mbuluar me gjak, dy shokë i jepnin palloma për ta ndalë gjakderdhjen“.
Ai ka treguar se ky rast ka ndodhur rreth orës 19:25.
“‘Hec kqyri puntë e tua, mkanë rre shoktë për Feron, pardje jam hi live ja kam palu ja kam dhi karierën’”, ka shkruar qytetari.
Ai ka bërë të ditur se aty ka qëndruar për dy minuta, pastaj ka kontaktuar policinë katër herë radhazi.
“Kam qëndruar me thënë 2 minuta jam larguar edhe e kam thirrë 4 herë policinë, ama 4 herë kam fol e ju thash: ‘O burrë një djal e kanë therr te posta është i mlun me gjak’.
Ai tutje ka shkruar se: “Ky djali i therrur doli pas bibliotekës pas me thënë 20 minuta që nuk erdh askush dhe me një birrë ne dorë nuk e pash ku shkoi”.
“Sot kur e lexova çka ka ndodhë, u ndjeva shumë fajtor se ndoshta mund të ishte parandaluar, nëse ish marrë në emergjencë dhe kishin pushuar gjakrat, kish pas tretman mjekësor dhe kish pas rrjedhojë tjetër, ka qenë e shkruar të ndodhë kështu. Qoftë rasti i fundit ky i sotmi, ngushëllime familjes për djalin e tyre dhe uroj të jemi bashkë si qytetarë e institucione!”.
Si dëshmi që ai ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ka publikuar foton, ku shihen thirrjet e parealizuara.


Në këtë vrasje si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri nga Qendrim Januzi i vdekur ka mbetur Gazmend Hyseni, 30-vjeçar.