Letër nga burgu, nga Hysni Gucati, me rastin e vdekjes së babait të tij:

“Babë sot nuk i paske prit shokët si çdo herë tjetër. Me thanë që portreti ytë i priti të dera. Te ajo derë e shpisë që s’diti kurrë me u mbyllë. Që edhe kur kulluan gjak plagët bashkë i kemi ndrydhë, unë plagët e tua, e ti plagët e mia.
Duke qesh më thoje ‘kështu bir e don liria”. Shumë herë Shokve ni fjalë jau ke thanë. Ta kisha plumbin që ka Hysi në trup kurrë nuk e kisha larguar, kujtim të lirisë e kisha lanë. Eh ta kisha ditë që ky plumb nuk më dha aq dhimbje, sa dhimbje më dha lajmi që nuk më paske pritë.  Të kisha shok lufte, shok shpirti, e shok lirie. Pusho Babë në amshim, larg çdo padrejtësie.!

29.05.2022.”

Letra së bashku me fotografinë me këtë tekst është publikuar në Facebook sot nga i biri i Hysni Gucatit, Musliu.

Autoritetet e Gjykatës së Hagës dëshmuan një dehumanizëm, pasi nuk e liruan dhe nuk e lejuan ish kreun e OVL të UÇK-së, Hysni Gucatin që të marr pjesë në varrimin e babait. Një veprim i tillë është i pakuptimit kur e njëjta gjykatë e kishte liruar Hysniun që ta vizitonte babain sa ishte i sëmurë, ndërkaq nuk e liruan të përcjellë babain në varreza së bashku me kortezhin funeral.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *