Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë ditën e sotme ku nëna bashkë me dy vajzat e saj në Fushë-Arrëz humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktime te kesaj tragjedie kane mbetur Sidorela Kola 19 vjeç, Emiljana Kola 16 vjeç dhe Prendushe Kola 42 vjeç humbën jetën.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.

“I pashë të tria pa ndjenja dhe njërën prej tyre e kapa me dorë dhe ishte shumë e ftohtë akull dhe aty besova se kanë ndërruar jetë. Ka qenë një nga familjet më të respektuara. Njëra vajzë ishte me shkollë të lartë erdhi në banesë si ditë pushimi. E ëma sa ka ardhur nga puna, kur ka gjetur vajzën të vdekur në tualet, duket se ka tentuar ta kapë dhe ka vdekur edhe ajo. Shumë e rëndë”, ka thënë ai për mediat.

Fqinjë të tjerë të familjes Kola thanë se ata jetonin në kushte të vështira ekonomike.

“Familje me halle, të mrekullueshëm, duke jetu me gjak të zemrës, nuk e di si ka ndodh kam qenë në punë, ata kanë edhe dy djem”, tha një fqinje tjetër.

“Në Fushë Arrez më keq s’ka, pa punë, fukara, s’kanë ku punojnë, s’kanë me ça të hanë, janë fukarenj, bukë me ngrënë nuk kanë. Këto e shumëkush në Fushë Arrëz, jetesa është shumë e vështirë në Fushë Arrëz. Do të marrësh borxh e të çosh fëmijët në shkollë. Kanë çuar në shkollë të lartë me një mijë halle. Në shkollë të lartë në Tiranë a Durrës”, tha fqinja.

“Kanë lënë në jetë djemtë e burrin, djemtë janë të vegjël”, tha një tjetër fqinje.

Nëna 43-vjeçare me dy vajzat 19 dhe 16 vjeç ndërruan jetë sot, pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Njëra nga vajzat është futur për t’u larë dhe për shkak të rrjetit të amortizuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Për ta ndihmuar ka shkuar edhe nëna me motrën, të cilat kanë pasur të njëjtin fat duke ndërruar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *