Nga: Sadbere Gagica SPAHIJA
KAM HARRUAR TË FLAS
Me Ty muza ime
Nuk mbaj mend kur erdhe
Kur ike
Kur më zgjove nga kjo dremitje
Që më ka rënë mbi qepalla
Ka kohē që m’u kanë përmbysur
Planet e jetës ëndërrimet
Po sytë e mi e duan diellin
Të lind mbi fjalët
Për një varg nate
Që qiellit tim sërish të zbresin
Pelikanët e detit
Si metafora malli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *