Një rast i rëndë ka ndodhur sot në një mobilieri në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku një person ka kryer vetëvrasje duke u varur në litar. Kjo ngjarje e rëndë tronditi familjen, pasi viktima u gjet i varur nga djali i tij, në shkallët e lokalit.

Sinjali mëson se burri që dyshohet se kreu vetëvrasje është Agim Ejupi, 64-vjeçar.

Sipas informatave të para, nuk janë të njohura ende motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes, por ajo që dihet është se 64-vjeçari ka vuajtur nga kanceri në mushkëri.

Tashmë Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *