Biden thotë se SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme të armëve që mund të arrijnë në Rusi. Presidenti amerikan, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i dërgojnë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi, raporton Reuters. Komentet pasuan raportet se administrata Biden po përgatitej të dërgonte sisteme të avancuara raketash me rreze të gjatë veprimi në Kiev.