Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane. Mareglen Metushi, 34-vjeçari shqiptar, banues në fshatin Boçovë u arrestua dy netë më parë nga karabinierët italianë, ndaj tani duhet të vuajë 9 vjet e gjysmë burg për trafik droge, grabitje, krime të kryera midis 2014 dhe 2015.
34-vjeçari ishte në krye të një bande të madhe trafikantësh që shisnin kryesisht kokainë në zonat Chietino dhe Lancianese.
Por ishte personazh shumë i zoti, që nuk e mbante kurrë drogën me vete, por e fshihte në pyll, nën tokë, dhe ishte i vëmendshëm ndaj lëvizjeve të tij dhe të bashkëpunëtorëve.
Mareglen Metushi është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Mariglen Metushi u cilësua nga hetuesit kreu i bandës së drogës, i cili jepte urdhra, duke menaxhuar grupin e shpërndarësve të kokainës në Frentano dhe Chietino.
Operacioni për kapjen e tij nisi kur në prangat në flagrancë të krimit u vunë në zonën e Frentanos për pesë persona: me atë rast u sekuestruan rreth 160 gram kokainë, e cila, ishte shumë e pastër.
Hetimet nisën pasi një narkoman denoncoi se kërcënohej nga furnitorët e tij pasi kishte 5 mijë euro borxh, kuota për disa doza kokaine.