Drejtoria Rajonale Prishtinë
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Lipjan 29.05.2022 – 16:30. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Në konsultim me prokurorin njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gllogoc 28.05.2022 – 22:11. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
VRASJE NË TENTATIVË
Prishtinë 29.05.2022 – 02:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lart. Rasti është duke u hetuar.
VJEDHJE GRABITQARE
Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 29.05.2022 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se derisa ishte në vendin e punës ka hyrë një person i panjohur i cili pasi kishte vjedhur disa gjëra ka ikur duke e sulmuar viktimën. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime.
RASTET TJERA- NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Gjilan
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK Vërmicë 29.05.2022 – 13:30. Një mashkull kosovar është arrestuar bazuar në urdhëresën e gjykatës. I njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
◄ Drejtoria Rajonale Ferizaj
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Prizren
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. Ekrem Rexha, Prizren 29.05.2022 – 12:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË
Fsh. Petrovë, Prizren 28-29.05.2022. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë thyer xhamin e një dritareje të objektit dhe kanë depërtuar brenda. Sipas viktimës nuk është vjedhur asgjë përveç thyerjes së xhamit. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Pejë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Pejë 29.05.2022 – 00:57. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
VJEDHJE E RËNDË
- Rr. Luan Haradinaj, Deçan 29.05.2022 – 00:50. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura. Rasti nën hetime.
- Rr. Kulla e Sheremetit, Pejë 23.05.2022 – 17:06. Njësia policore ka ndaluar një veturë që ishte raportuar e vjedhur në të cilën ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë ( të mitur) të cilët janë arrestuar. Gjatë zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit ( të mitur) janë të përfshirë edhe në dy raste të vjedhjeve. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
VJEDHJE
Fsh. Serbobran, Istog 29.05.2022 – 20:50. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer ndaj tij veprën penale të lartëcekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Gjakovë
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 29.05.2022 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ASGJESIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS
Rahovec 29.05.2022 – 11:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime. Viktima fillimisht për trajtim mjekësor është dërguar në spitalin e Gjakovës e më pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rendësi per te raportuar.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Vushtrri 29.05.2022 – 17:00. Viktima femër kosovare ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe të njëjtit i është lënë ftesa të paraqitet në polici. Rasti në hetime.
KANOSJE
Fsh. Plluzhinë, Skenderaj 29.05.2022 – 12:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar e ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Deri te kanosja dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE /VANDALIZËM
Vushtrri 29.05.2022 – 16:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa fëmijë kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti në hetime nga njësitë relevante.
KONTRABANDIM ME MIGRANTË
Skenderaj 27.05.2022 – 12:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën penale të lartëcekur. I dyshuari në këmbim të një borxhi i ka ofruar ankuesit shërbime për dërgim në një vend perëndimor por nuk e kam mbajtur premtimin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit palët të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
RASTET TJERA – NGJARJET :
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Mitrovicë Jugu 29.05.2022 – 15:40. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave civile me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe viktimën femër kosovare. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos mbajtjes së distancës me ç ‘rast përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar katër viktima femra kosovare. Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës. Rasti vazhdon të hetohet.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Vushtrri 29.05.2022 – 20:21. Një mashkull kosovar është arrestuar bazuar në urdhëresën e gjykatës. I njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
◄ Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT
PKK Stanqiq 29.05.2022 – 15:00. Është ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Serbisë dhe i njëjti gjatë legjitimimit ka pranuar se pasi i është refuzuar hyrja në Kosovë përmes pikë kalimeve të rregullta kufitare ka hyrë në territorin e Kosovës në mënyrë ilegale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori dhe gjyqtari i shtetit. Pas procedimit të rastit në gjykatë i dyshuari është liruar. |
KONTRABANDË MALLRA
Fsh. Dumnicë, Podujevë 26.05.2022 – 04:30. Njësitë policore kanë vërejtur dy të dyshuar me disa kafshë duke kaluar kufirin Serbi-Kosovë dhe pas hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës të dyshuarit kanë ikur ndërsa kafshët (12 dele dhe 12 dhi) janë konfiskuar nga dogana. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime.
RASTET TJERA – NGJARJET:
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: | ||||||||||||||||||
|
Me respekt,
ZIMP