Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është vënë në shënjestër të kritikave për vendimin e tij për të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të nismës rajonale “Open Balkans” në Ohër.
Posaçërisht me reagime u prit deklarata e tij se politikën e jashtme të shtetit e udhëheq qeveria dhe se nëse është një iniciativë e mirë për vendin, ai nuk ka asgjë kundër hyrjes së Malit të Zi.
Sinisha Vukoviq, një profesor në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, beson se angazhimi i Abazoviqit ndaj “Ballkanit të Hapur” është personal. Vukoviq i tha radios Antena M të Podgoricës se nuk e dinte nëse Abazoviq ishte duke përmbushur personalisht detyrën e Presidentit të Serbisë, i cili e ftoi atë në samit, por ajo për të cilën ai po fliste ishte, thotë ai, “muzikë për veshët e Vuçiqit”.
“Ai ndoshta po avokon sepse në këtë mënyrë ai dëshiron të tregohet si një partner konstruktiv i Perëndimit, sepse padyshim nga disa adresa, e përsëris disa adresa, ai mori një sinjal për ta parë pozitivisht iniciativën. Problemi është se nga lartësia e të tjerëve “ka pikëpamje shumë vendimtare se kjo nuk duhet parë pozitivisht. Edhe pse ka akuza të rënda nga Abazoviq se të gjithë ata që kritikojnë Ballkanin e Hapur po e bëjnë këtë për arsye personale,” tha Vukoviq.

Vukoviq thotë se “Ballkani i Hapur” deri më tani është dëshmuar se është një formulë pragmatike që të çon në disa zgjidhje të shpejta, por, sipas tij, që realisht nuk zgjidhin asgjë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *