Behgjet Pacolli, kreu i AKR-së është takuar me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin dhe pas takimit me të ai i ka bërë një përshkrim shumê afirmativ personalitetit të mikpritësit:

“Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët. Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin.”- ka përshkruar Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *