Përfaqësuesit e kompanisë “Air Serbia” nuk kanë kontaktuar me pasagjerët për tre ditë derisa ata ishin të bllokuar në aerportin e Moskës.
“Askush nga kompania nuk na përgjigjej. Disa rusë, të cilët donin të udhëtonin në Beograd, thanë se nuk donin më të dëgjonin për Air Serbia apo Serbinë. Kam në plan të padisë kompaninë ajrore dhe mendoj se të tjerët do të bëjnë të njëjtën gjë. Sjellja e tyre është e papranueshme”, tha një pasagjer i indinjuar, në mediat serbe.