Papa Françesku i kërkon Rusisë të mos përdorë furnizimet me drithëra si armë. Papa Françesku indirekt i kërkoi Rusisë, pa përmendur emrin e vendit, të mos përdorë grurin ukrainas si armë në luftë.

“Bllokimi i eksporteve të drithit nga Ukraina, nga i cili varen jetët e miliona njerëzve, është veçanërisht alarmues”, tha ai.

Bllokada ruse e porteve të Ukrainës parandalon eksportin e rreth 22 milionë tonë drithë, duke krijuar një kërcënim urie në vendet e varura nga drithërat, sipas zyrtarëve ukrainas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *