Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
DHUNË NË FAMILJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë, 31.05.2022-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Dëshmitari mashkull kosovar, djali i të dyshuarit, kishte dorëzuar policisë një pushkë gjysëm-autmatike pasi ia kishte marrë të dyshuarit duke evituar rrezikun për lëndimin e ndonjë anëtari të familjes. Në shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar edhe 36 fishekë, një karikator dhe 5 thika te ndryshme. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.