Nga raporti 24 orësh-Policia e Kosovës:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
- Rr. Skënderbeu, Podujevë 31.05.2022 – 10:45. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur) nip e gjysh, pasi që i mituri përmes rrjeteve sociale ka publiku foto me armë zjarri të gjyshit të tij. Pistoleta me dy fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.