Një grua shtatzënë e paarmatosur u qëllua pesë herë teksa po përpiqej të ikte nga një vjedhje e dyshuar e makinës, u raportua.
Një dëshmitar i tmerruar tha se policët e Misurit qëlluan gruan të premten në mbrëmje, pavarësisht se gruaja u tha atyre se ishte e paarmatosur dhe shtatzënë.
Shédanja, e cila ishte dëshmitare e skenës, dëgjohet duke bërtitur në video: “E qëlluan, o Zot, e qëlluan!
Ajo shtoi: “O Zot, e qëlluan dhe ende e vënë në pranga!”.
Policia tha për KCTV se Leonna Hale, 26 vjeçare, u qëllua nga oficerët duke iu përgjigjur raportimeve për vjedhje të armatosur të veturës në orën 20:00.
Leonna ishte me një shofer mashkull, i cili iku kur policët i atakuan.
Ajo u qëllua teksa po përpiqej të ikte nga Patrulla e Autostradës së Shtetit të Misurit.
Mësohet se ajo ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme.
Oficerët thonë se po hetojnë të shtënat.
Dëshmitarja që e filmoi pohoi në Facebook se para se të fillonte të vraponte ajo “i ngriti duart lart dhe po fliste me ta për të treguar se nuk kishte armë në dorë”.
Shédanja, gjithashtu i tha Kansas City Star se Leonna kishte refuzuar të shtrihej në tokë sepse ajo i tha policisë se ishte shtatzënë.
Ajo tha në video: “Ajo do të bashkëpunonte, u frikësua, vrapoi atje poshtë dhe ata e qëlluan … nuk është në rregull!”
Shédanja shton se Leonna paralajmëroi se kishte një armë në makinë dhe këmbënguli se ajo nuk i drejtori armët policisë.
Policia më vonë konfirmoi se gjeti një pistoletë aty pranë.
Shédanja tha për The Star: “Ajo nuk kishte as një shkop në dorë. Një, dy, tre, katër, pesë. E mbaj mend sepse nuk u ndal. Ata qëlluan pesë herë.
“Më kujtohet që e pashë të godisnin dhe ngriva”, tha ajo, duke shtuar se djemtë e saj – të moshave 1, 10 dhe 13 – ishin të gjithë të traumatizuar nga e panë atë.
Shefi i përkohshëm i policisë së Departamentit të Policisë së qytetit të Kansas, Joseph Mabin, tha për lajmet lokale: “Ne kurrë nuk duam të jemi në situata të tilla.
“Sa herë që ndodh është një plagë për komunitetin tonë. Unë dua të siguroj publikun që skena të jetë e sigurt. Nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm.
“Ne jemi të përkushtuar të jemi 100% transparent. Kjo është një fundjavë pushimi. Është koha për miqtë. Jo një kohë për dhunë.”