Ka reaguar me emocione ish deputeti Adem Grabovci, pas rastit tragjik të nipit tê tij Nazmi Grabovci i cili u gjet i vdekur në veturën e tij, ku dyshohet se bëri vetëvrasje.
Ky është reagimi i z. Grabovci:
“Të dashur Miq, Shokë e Dashamirë,
Jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën!
As burgjet, me të gjitha të hekat e saj , as rënia e Dinës (vëllaut) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë.
NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ….
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë.
Bëmi të fala Dinës e Xhaferit, e thuaju se, sot e kam lëndu Ademin shumë …”