Një nënë në Australi ka humbur kujdestarinë e fëmijëve të saj pasi goditi djalin e saj autik me një lugë druri kur ai përdori kartën e saj të kreditit për të blerë videolojëra, në vlerë të 600 dollarëve.
Avokati i saj tha se nëna e vetmuar nga Gold Coast në Queensland-Australi, kishte përjetuar makth me një fëmijë të vështirë’ dhe ajo ishte ‘shumë e penduar’.
Ajo u deklarua fajtore për sulmin të enjten në Gjykatën e Southportit, raporton 7news.
Gjykata dëgjoi se si djali, i cili ka autizëm, përdori kartën e nënës së tij të papunë për të bërë blerjen.
Pasi është goditur me lugë duke i shkaktuar mavijosje, 10-vjeçari goditur murin me shqelma.
Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve u informuan më vonë për incidentin dhe nëna, emri i së cilës nuk mund të përmendet për arsye ligjore, pranoi se kishte goditur djalin e saj në një intervistë me autoritetet.
Të dy fëmijët i janë marrë asaj dhe tani ajo mund t’i shohë vetëm dy herë në javë nën mbikëqyrje.
Gjyqtari Mark Bamberry i dha gruas një urdhër prove prej nëntë muajsh pa u regjistruar asnjë dënim.