Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, ku një grua është plagosur në kokë nga fqinja e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tërbaç, ku 41-vjeçarja është goditur me gurë nga fqinja e saj, duke marrë lëndime në kokë. Polica ka njoftuar se gruaja është arrestuar, ndërsa 41-vjeçarja është dërguar për në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasen M. B., banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Ndaj saj ka kallëzuar shtetasja V. B., 41 vjeçe, banuese në fshatin Tërbaç, Himarë, se shtetasja M. B. e ka goditur me gurë dhe për pasojë e ka dëmtuar në kokë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *