Katër, dy vajza dhe dy djem kanë lindur të mërkurën në Split, lindja ka shkuar mirë, për ta tani po kujdesen mjekët neonatologë dhe pediatër, kurse nga Klinika kanë thënë të enjten se një shtatzëni e tillë ndodh një herë në dhjetë vjet. Të katër bebet, të lindura nga një grua 29-vjeçare nga Spliti, lindën në javën e 31-të të shtatzënisë, me prerje cezariane të planifikuar, secili fetus kishte placentën e vet. Lindjen e udhëhoqi doktori Marko Vuliq. Nëna e lumtur është ende duke u rikuperuar në terapi intensive.
“Shtatzënia me katër vezë ishte alternativa më e mirë për fëmijët. Ato peshonin nga 1400 deri në 1500 gram dhe kujdesen nga neonatologët tanë dhe pediatrit dhe kanë të gjithë kujdesin e mundshëm”, tha Marko Drazhen Mimica, drejtues i Klinikës Gjinekologjike-dhe obstetrike-Qendra Spitalore Universitare Split.

Ai tha se një shtatzëni e tillë ndodh një herë në dhjetë vjet dhe kujtoi se një rast të ngjashëm ka patur njëzet vjet më parë.

“Si specie nuk pritet të kemi katër fëmijë, ndaj këto shtatzëni janë të rrezikshme që në fillim dhe duhen monitoruar veçmas, në përputhje me gjithçka që ofron mjekësia sot. “, tha Mimica.

Merret vesh se katërnjakët nuk janë identikë dhe thuhet se është një gjë e rrallë dhe e vështirë. Rasti i fundit i tillë ka ndodhur në Split 25 vjet më parë, raporton Slobodna Dalmacija. Gruaja u ngjiz natyrshëm dhe prej dy muajsh ndodhej në spital për të ruajtur shtatzëninë.

Nëna dhe burri i saj kanë edhe një vajzë tjetër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *