Nga: Haki Morina
ME SY T’U SI PRANVERE
(Deshmorit Visar Krasniqi)
Kur të pyeta për studime
mendjen ti e kishe ndarë
dhe s’pranove diskutime
doje t’ikje sa më parë
Atje ike tek Kushtrimi
në atë vend u nise ti
në atë vend ku shkon veç trimi
gjak ku derdhej për liri
Atdheun tënd atje në Sharr
e shijove dhe njëherë
me sy t’u o Visar
me sy t’u si pranverë
E ti the s’vjen gjë nga hiqi
se atdheu kërkon gjak
gjak i dhe Visar Krasniqi
gjak i dhe e t’u duk pak.