Të shikosh fëmijën duke fjetur ngjall ndoshta ndjenjat më të bukura te prindërit. Por ajo që Laura Haigh dhe partneri i saj Dean Evans panë teksa shikonin djalin e tyre 18 muajsh duke fjetur nuk ngjalli asgjë të bukur tek ata.
Ata vendosën një monitor për fëmijën me një kamerë sipër djepit të tij, pasi ai u përpoq të dilte prej tij. Nga salloni të njëjtit kanë parë djalin e tyre duke fjetur dhe nëna 39-vjeçare është trembur kur ka parë në një moment të voglin.
Pranë tij në krevat fëmijësh shtrihej diçka që dukej si një foshnjë tjetër përballë kamerës. Babai i djalit vrapoi në dhomë, me shpresën se do të gjente një arush-lodër pranë tij, por kur shikoi në krevat fëmijësh, nuk kishte asgjë tjetër përveç Sebastianit të vogël që flinte i qetë.
Por kamera ende po tregonte diçka të shtrirë pranë tij.
“Sido që të ishte, qëndronte aty deri në orën 1.30 të mëngjesit derisa më duhej ta ushqeja. Më pas është zhdukur, por gjatë natës ka ndërruar pozicione” – thotë nëna.
Familja tregon se kjo nuk është hera e parë që u ndodh diçka e tillë. Shpesh, ata thonë se dëgjojnë zhurma të çuditshme nëpër shtëpi dhe gjejnë fotografi të kthyera përmbys.