Prognoza përfundimtare e Putinit u shfaq në një mesazh sekret nga dezertori rus, Boris Karpichkov, i cili tani fshihet nga vrasësit e Putinit në Britani. Një spiun i paidentifikuar tha se Putini po frikësonte stafin me ndryshime të papritura të humorit.
Gjendja shëndetësore e presidentit rus Vladimir Putin është bërë sfiduese dhe po zgjon kurreshtje për publikun botëror, veçanërisht pas pushtimit të Ukrainës. Kremlini ka refuzuar prej vitesh pa u menduar të gjitha akuzat për probleme të mundshme shëndetësore, por kjo nuk i shuan thashethemet që po shfaqen vazhdimisht.
“Mjekët i kanë dhënë Vladimir Putinit edhe tre vjet jetë. Ai ka një formë të rëndë kanceri që po përparon me shpejtësi,” shkroi një agjent i inteligjencës ruse FSB në një mesazh drejtuar një dezertori rus të publikuar nga British Mirror. Spiuni zbuloi gjithashtu se Putini po humbet shikimin.
“Na thanë se vuante nga dhimbjet e kokës dhe kur doli në televizion, çdo gjë shkruhej me shkronja të mëdha në letrat e tij për të lexuar atë që i duhej. Shkruhej me shkronja aq të mëdha sa letra përmbante vetëm disa fjali. Shikimi i tij është duke u përkeqësuar rëndë dhe gjymtyrët i dridhen në mënyrë të pakontrolluar”, pohon spiuni rus.