Bart Bryant, 59 vjeç, kampioni i trefisht i golfit në SHBA ka vdekur në një aksident me makinë në Florida të mërkurën. Një kamion i drejtuar nga 21-vjeçari Mark Farkas nga Clermont është përplasur me makinën e tij. Drejtuesi i kamionit nuk ka pësuar lëndime, ndërsa hetimet do të përcaktojnë arsyen përse kamioni nuk ka ndaluar.
Bryant u reanimua nga mjekët në vendngjarje dhe u dërgua në një spital lokal ku më vonë vdiq. Policia njoftoi se gruaja e tij Donna u transportua në spital me lëndime të lehta.
Një organizatë profesionale e golfit (PGA) konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë.
Kjo organizatë u tha se është në zi për vdekjen tragjike të Bart Bryant.
“Ai ishte një kampion brenda dhe jashtë fushës dhe do t’u mungojë shumë, shumë njerëzve.”
Golferi kishte dy vajza dhe gruaja e tij e parë Cathy, me të cilën ishte i martuar për 34 vjet, vdiq në vitin 2017 nga kanceri në tru.
Bryant po qëndronte në Auburndale, Florida.