Presidenti ukrainas, Voladymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka pushtuar 20 përqind të Ukrainës. Në një fjalim video në parlamentin e Luksemburgut, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia aktualisht ka pushtuar 20% të territorit ukrainas. Sipas Zelensky, forcat ruse kanë hyrë në 3620 vendbanime ukrainase që nga 24 shkurti.
“Janë çliruar rreth 1017 vendbanime dhe 2603 mbeten të okupuara”, tha ai.